E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunacek: Angazhim për integrimin e Kosovës

PRISHTINë- Presidenti i Republikës Fatmir Sejdiu priti sot Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek. Në takim u bisedua për zhvillimet në Republikën e Kosovës dhe bashkëpunimin mes institucioneve të vendit dhe Parlamentit Evropian. Raportuesja Lunaçek theksoi me këtë rast përkrahjen e vazhdueshme që PE i ka dhënë Kosovës, si dhe angazhimin e këtij institucioni për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, një proces nga i cili kanë përfituar vendet e rajonit. Presidenti Sejdiu, nga ana e tij, ka falënderuar për përkrahjen që Parlamenti Evropian i ka dhënë Kosovës, si dhe ka përsëritur edhe një herë kërkesën që Republika e Kosovës të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave.(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›