Policia italiane arreston të kërkuarin shqiptar

Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e një të kërkuari shqiptar.
Stefan Petani, 44-vjeç është arrestuar nga agjentët e Vareze në Itali pasi kërkohej nga drejtësia shqiptare për drogë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se ai u kap në një makinë BMW X5, e drejtuar nga një tjetër shtetas shqiptar. Ajo që e ka tradhëtuar dhe rrezikon ta kthejë sërish në burgun shqiptar ishte kërkesa e tij për lejen e qëndrimit.
Sipas mediave italiane 44-vjeçari është në pritje të kërkesës për ekstradim nga auoritetet shqiptare. Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të verifikuar një trafik të mundshëm droge mes Shqipërisë dhe Italisë.