E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove UGK Budakova tu kerkoje ndjese publike gazetareve

Unioni i Gazetareve te Kosoves

Prishtine 3 shkurt 2011 NOA 8211 Unioni i Gazetareve te Kosoves UGK ka denuar ashper kercenimin e bere permes telefonit nga aktori dhe regjisori Halil Budakova ndaj gazetareve te Kohes Ditore dhe gazetes Express Vullnet Krasniqi dhe Alfred Beka. UGK e konsideron kercenimin ne fjale te papranueshem duke e cilesuar me tej edhe pengese te drejtperdrejte ne realizimin e punes profesionale te gazetareve.

Unioni i Gazetareve te Kosoves sqaron se gazetaret kane te drejtat e tyre fondamentale per punen qe bejne dhe keto te drejta nuk duhet te cenohen nga askush.

UGK i ben thirrje regjisorit Budakova qe tu kerkoje ndjese publike gazetareve per gjestin jo etik dhe kercenimin e bere ndaj tyre.

UGK shpreh shqetesimin per kercenimet ne rritje ndaj gazetareve gjate koheve te fundit duke u bere thirrje te tere atyre qe kercenojne fjalen e lire te qendrojne sa me larg gazetareve.

Nderkaq UGK inkurajon gazetaret qe te vijojne punen e tyre ne menyre profesionale e pa iu perulur sulmeve te mundshme.

mit/NOA

Tagsgazetar kercenim UGK

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›