E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmohen familjet nevojtare

Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 19:55

KFOR-i francez në vazhdimësi po ndihmon familjet nevojtare përmes Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë” në Mitrovicë.

Koordinatori rajonal i kësaj shoqate, Mustafë Ademi, ka thënë se më 5 janar të këtij viti për nevoja të administratës së shoqatës, KFOR-i francez ka dhuruar dy kompjuterë dhe një printer, kurse të mërkurën në depon e shoqatës ka sjellë 20 pako veshmbathje, 10 pako mbathje, dhjetë thasë batanije, 20 thasë jastëk, 6 pako çarçafë, 30 copë tepison dhe një pako ushqim të konservuar.

“Këto të mira materiale i janë ndarë familjeve nevojtare të Mitrovicës me rrethinë”, ka thënë Ademi, i cili në emër të shoqatës shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për këto ndihma.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›