Ministri Shala takon Bidenin
Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 19:00
Ministri e Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, sot para fillimit të ceremonisë “Lutjet e Mëngjesit” është takuar edhe me zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden.
Ky takim ka ndodhur në kuadër të pritjeve të zakonshme që bëhen për një grup të ngushtë të personaliteteve, ku kryesisht janë udhëheqës të lartë vendeve nga rajoni, Evropa e më gjerë, thuhet në një njoftim të Zyrës për Informim të MEF-it.
Më pas, ministri Ahmet Shala ka marrë pjesë edhe në ceremoninë “Lutjet e Mëngjesit”, ku para të pranishmëve, personalitete eminente nga tërë bota, ka folur presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.