Kosove Ulet ne 5 mije e 500 numri i trupave te NATO-s

Qe nga sot forcat paqeruajtese te NATO-s ne Kosove do te kene rreth 5 mije e 500 trupa duke i dhene fund keshtu shkurtimit te planifikuar te pranise se tyre.
Komandanti i KFOR-it Erhard Buhler tha sot se shkurtimi i trupave paqeruajtese te NATO-s pasqyron ngritjen e shkalles se sigurise ne vend. Gjate nje ligjerate ne Universitetin e Prishtines ai tha se nuk ka plane per shkurtime te metejshme ndersa nenvizoi se shkalla aktuale e pranise se KFOR-it eshte e mjaftueshme per te ruajtur nje mjedis te sigurt. Sipas tij shkurtimi nuk eshte vetem rezultat i gjendjes se mire te sigurise por edhe ngritjes se mundesive te Policise se Kosoves.
Ai po ashtu tha se veriu i Kosoves nuk eshte me vend i sigurt per ata qe veprojne jashte ligjit ndonese pranoi qe situata ne ate pjese te banuar me shumice serbe eshte ndryshe nga pjeset tjera te Kosoves.
Gjenerali Buhler mohoi mundesine qe situata te tensionohet per shkak te bisedimeve te paralajmeruara ndermjet Prishtines dhe Beogradit duke shprehur bindjen se bisedimet do te ndihmojne uljen e tensioneve.
Prania e trupave te NATO-s ka ndryshuar neper vite. Ne vitin 1999 ne Kosove u vendosen 50 mije trupa paqeruajtese ndersa shkurtimet e fundit e zbresin ne pese mije e 500 numrin e ushtareve te pranishem ne Kosove.
Mbi 120 pjesetare te trupave te KFOR-it kane humbur jeten ne aksidente te ndryshme gjate sherbimit ne Kosove por nuk ka pasur asnje rast te pesimit te ndonje pjesetari te ketyre forcave nga veprime armiqesore.
Forcat e NATO-s po kujdesen edhe per ngritjen e Forces se Sigurise se Kosoves e cila do te numeroje 2500 pjesetare aktive dhe 800 rezerve. Ngritja e kesaj force te cilen shqiptare e shohin si berthame te ushtrise se Kosoves eshte kundershtuar nga Beogradi i cili vazhdon te kundershtoje pavaresine e Kosoves.