LDK AAK i drejtohen Gjykates Kushtetuese per zgjedhjen e presidentit

Tridhjete e kater deputete te Parlamentit te Kosoves nga radhet e Lidhjes Demokratike dhe Aleances per Ardhmerine e Kosoves dorezuan sot pasdite ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen per nje opinion rreth procedures se zgjedhjes se presidentit te Kosoves Behgjet Pacolli. Parlamenti i Kosoves zgjodhi te marten e kaluar me 62 vota per 4 kunder dhe nje vote te pavlefshme Behgjet Pacollin kryetarin e deritashem te Aleances Kosova e Re ne postin e presidentit te Kosoves.
Ai u zgjodh ne raundin e trete te votimeve pasi qe ne dy raundet e para ai mori 54 perkatesisht 58 vota. Zgjedhja e tij pasoi nje kerkese te Partise Demokratike te Kosoves per nje keshillim gje qe u kundershtua nga kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi i cili tha se pushimi ndermjet raundeve te votimeve eshte kunder kushtetutes dhe ne funksion te trysnise ndaj deputeteve. Procedura e votimit eshte arsyeja e kerkeses per opinionin e Gjykate Kushtetuese tha Vjosa Osmani deputete e Lidhjes Demokratike te Kosoves.
Ketu ne po e kontestojme proceduren e zgjedhjes jane tri argumente kryesore te cilat natyrisht ne momentin kur te pranohen nga gjykata ajo do te vendos edhe per publikimin e tyre tha ajo.
Zonja Osmani la te hapur mundesine edhe per nje kerkese te re ne Gjykaten Kushtetuese per vleresimin e votimit te qeverise nga presidenti Pacolli pas zgjedhjes se tij si president i vendit.
Nuk ka pasur nje reagim te menjehershem te kabinetit te presidentit apo te partnereve te koalicionit qeverises te cilet ne paralajmerimet e deritashme kane theksuar se jane te gatshem te perballen me Gjykaten Kushtetuese.
Zgjedhja e presidentit pasoi marreveshjen ndermjet Partise Demokratike te kryeministrit Hashim Thaci dhe Aleances Kosova e Re te presidentit Behgjet Pacolli per krijimin e koalicionit qeverises. Kjo marreveshje e cila ka nxitur mospajtime edhe brenda Partise Demokratike eshte kundershtuar nga opozita.
Kjo eshte hera e dyte qe Gjykata Kushtetuese shqyrton ceshtje qe kane te bejne me presidentin e vendit. Ne shtator te vitit te kaluar ajo nxori perfundimin se ish presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu kishte shkelur kushtetuten duke mbajtur dy poste njeheresh ate te presidentit te vendit dhe te kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves. Pas atij vendimi presidenti dha doreheqje gje qe kushtezoi zgjedhjet e parakohshme ne Kosove.