Hapet ne Shqiperi Qendra e Sherbimit te Tatimpaguesve

Autoritetet shqiptare dhe diplomate amerikane peruruan sot Qendren e Sherbimit te Tatimpaguesve per Tiranen e cila pritet te trajtoje gjysmen e bizneseve te Shqiperise. Kjo qender sherbimi eshte vizituar dhe ka ndihmuar rreth 50 mije biznese ne tre muaj duke rritur transparencen dhe komunikimin mes paleve.
Kryeministri Sali Berisha tha se projektet qe Shqiperia ka realizuar ne bashkepunim me Programin Prag te Korporates se Sfides se Mijevjecarit me USAID dhe qeverine amerikane jane edhe reformat me te thella me ndikimin me te madh ne ekonomine private dhe administraten publike. Ai tha se qendra e regjistrimit te bizneseve tenderimet elektronike qendra e licensave dhe tani qendra e sherbimit ndaj tatimpaguesve permiresuan klimen e biznesit dhe lirine e tregut rriten transparencen dhe mbledhjen e taksave pakesuan mundesite e korrupsionit.
Me projektin e mbeshtetur nga USAID - tha zoti Berisha - Shqiperia u be vendi i pare me prokurime elektronike ne rajon dhe doli nga listat e vendeve me korrupsion administrativ kryesisht edhe per shkak te projektit one stop shop per regjistrimin e biznesit.
Ndersa ambasadori i SHBA ne Shqiperi Aleksander Arvizu tha se kjo qender e re e tatimpaguesve eshte shembull i bashkepunimit te suksesshem mes qeverise shqiptare dhe Programit Prag te Korporates Sfida e Mijevecarit.
Kjo eshte nje nga perurimet e shumta qe jane bere nga ky bashkepunim. Gjate 4 viteve te fundit - tha ambasadori Arvizu - SHBA dhe qeveria shqiptare ka zhvilluar dhe realizuar me sukses nje seri reformash ne sektorin e administrates publike per te permiresuar mjedisin e biznesit per te rritur invesimet dhe per te luftuar krimin financiar dhe korrupsionin. Suksesi i ketyre reformave eshte pranuar gjersisht nga Banka Boterore Fondi Monetar Nderkombetar OKB dhe dhjetera sondazhe e anketa te vete bizneseve shqiptare e te huaja gje qe tregon se po permiresohet zhvillimi ekonomik dhe politik i Shqiperise. Qeveria e SHBA mbeshtet fuqishem te gjithe reformat qe jane ndermarre nga ky projekt nga qeveria shqiptare komuniteti shqiptar i biznesit dhe publiku i gjere.
Projektet permbanin po ashtu edhe kompjuterizimin e gjithe marredhenieve te biznesit me zyrat e taksave ku ata dorezojne rregullisht deklarata tatimore ne menyre elektronike. Kjo permiresoi edhe punen e zyrave rajonale te taksave ta studimeve dhe kontrollit financiare si edhe shmangu kontaktin korruptiv mes biznesmeneve dhe zyrtareve.