Itali, dënohet me 8 vjet burg Liliana Kondakçi
ITALI- Gjykata e Katanzaros në Itali ka dhënë dje vendimin për këngëtaren shqiptare Liliana Kondakçi e cila akuzohej për trafik lëndësh narkotike. Prokurori i çëshjtes kërkoi tetë vjet heqje lirie por gjykatësi ka dhënë vetëm gjysmën, nga të cilat këngëtares së njohur shqiptare i kanë mbetur pak më shumë se një vit, llogaritur dhe paraburgimin.
Kondakçi u kap në vitin 2006 me 3 kg heroinë gjatë operacionit të quajtur “Shkodër” dhe më pas u ndalua po në 2008 në këtë shtet në bazë të urdhrit të prokurorisë.
Sipas dosjes hetimore të prokurorisë italiane theksohet se Kondakçi thirrej me pseudonimin “Mamaja”, ose “Këngëtarja”. Nga operacionet në Itali u kapën 500 kg heroinë dhe kokainë, pjesa më e madhe e të cilës vinte nga Shqipëria.
(m.a/News24/BalkanWeb)