E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, “Vetëvendosje”, aksion kundër mallrave serbë

Lëvizja “Vetëvendosje”, në Kosovë ka ndërmarrë një aksion për të ndaluar mallrat serbë. Aktivistë të saj kanë marrë përsipër të ndalojnë edhe fizikisht mallrat serbe. Në fshatin Lupç, disa aktivistë të saj u maskuan si policë dhe ndalën një maune serbe me mallra. Ata e shkarkuan mallin, nga Beogradi dhe më pas e rrotulluan maunen, për ta bërë të palëvizshme.

“Sot, dhe sa herë të mundemi, ne do të bëjmë gjithçka mundemi, që të parandalojmë “Tregtinë e Lirë” me Serbinë, apo më mirë, invazionin tregtar që po na imponohet pa marrë parasysh vullnetin tonë politik. Aksioni ynë sot është në konfirmim të kërkesës sonë të vazhdueshme për sovranitet dhe dinjitet, në konfirmim të thirrjes sonë qytetare për të ndihmuar e për të mbrojtur prodhimin vendor”, thuhet në njoftimin e “Vetëvendosjes”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›