E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Pavarësia e institucioneve në dyshim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me imunitetin e deputetëve, ka thënë se është i shqetësuar në lidhje me pavarësinë e institucioneve pas këtij vendimi.
 

“Tani e kemi një vendim, edhe me Kushtetutë. Gjykata Kushtetuese është ajo që bën një interpretim. Unë nuk duhet ta komentoj këtë vendim. Natyrisht, shqetësim imi mbetet pavarësia e institucioneve të pavarura të Kosovës tani e tutje. Jam i shqetësuar për funksionimin e pavarur të institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës”, theksoi ai.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›