E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, ministri i Financave: Duhen masa të reja

Ministri grek i Financave thotë se vendi i tij i prekur nga kriza e borxheve duhet të miratojë masa të reja të ashpra, para se kredidhënësit e huaj të japin para shtesë për të shmangur dështimin e pagimit të borxheve që Greqia mori vitin e kaluar në kuadrin e paketës së ndihmave.
 

Ministri grek i Financave Evangjelos Vezinelos tha sot në Parlament se grekët nuk e kanë kuptuar siç duhet rrezikun që i kanoset ekonomisë së vendit, që mund ta ndalojë operimin, në se nuk miratohen reforma të tjera për shpenzimet.
 

Gazeta “The Wall Street Journal” njoftoi se kredidhënësit ndërkombëtarë kërkojnë masa të reja shtesë nga Greqia, me vlerën e më tepër se 8 miliardë dollarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›