E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, alarm për përdorim masiv të drogës

Narkomania në Kosovë është në rritje, megjithatë asnjë institucion nuk ka të dhëna të sakta për përdoruesit e drogës e as për sasinë e konsumimit të drogës. Përdorues të drogave janë të të gjitha grupmoshave. Përdoruesit e rregullt janë shprehur se eksperiencat e para të konsumimit të lëndëve narkotike i kanë pasur në vendet ku kanë emigruar, përgjithësisht në Zvicër dhe Gjermani. Ata rrëfejnë se dozat që marrin kushtojnë maksimalisht deri në 20-30 euro në ditë. Vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë kundër drogave në Kosovë, ku ndër pesë ministritë përgjegjëse për implementimin e saj, Ministria e Shëndetësisë ofron programe parandaluese, trajtim dhe rehabilitimin e individëve që kanë përdorur drogë. Ndërkohë, në Kliniken Psikiatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, funksionon Reparti për Trajtimin e Sëmundjeve të Varësisë. Shefi i këtij reparti, dr.Shaban Mecinaj, psikiatër, inkurajon përdoruesit e substancave narkotike që të drejtohen në këtë qendër disintoksikuese, e cila megjithëse me kapacitete të vogla mbetet e hapur për të gjithë ata që duan t´i rikthehen jetës normale. Edhe pse asnjë narkomania në Kosovë është gjithnjë e në rritje asnjë institucion ndërkohë nuk ka të dhëna të sakta për përdoruesit, shpërndarësit apo për sasinë e konsumuar në Kosovë.
Ndërkohë, sipas një studimi të kryer nga OBSH, UNICEF-i dhe UNFPA rreth 3.8 per qind të të rinjve kosovarë, 5.5 për qind meshkuj dhe 2.2 për qind femra, kanë pranuar se kanë provuar marihuanën, hashashin apo ndonjë lloj bari të familjes së drogave, që të të gjithë prej 20 deri në 24 vjeç.

22 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›