E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrata e re për 2010-n për dhënien me qira të kullotave

Laureta Rryçi

Ministria e Mjedisit përcakton kontratën e re që duhet të nënshkruajnë fermerët për marrjen me qira të kullotave. Gazeta “Albania” ka mundur ta sigurojë të plotë këtë kontratë dhe po e boton atë në numrin e sotëm. Këtë vit fermerët që janë të interesuar për të marrë kullotat me qira do t’u nënshtrohen procedurave të reja. Kontrata parashikon të drejta dhe detyrime si dhe kur mund të quhet e pavlefshme një kontratë e tillë.
Të drejtat
Sipas kontratës, qiradhënësi detyrohet t’i dorëzojë qiramarrësit, menjëherë mbas lidhjes së kësaj kontrate, hartën me kufijtë e sipërfaqes që do të përdoret për kullotje/kositje bari/krasitje gjethi dhe përdorimin e tokës për ndërtimet provizore nga fermeri. Duhet t’i caktojë në vend, në rast se ka, parcelat që do të përmirësohen dhe parcelat eksperimentale, të cilat, sipas udhëzimit, nuk lejohen të kulloten. Në këto parcela do të mbahen proces–verbale me kufij të qartë. T’i dorëzojë qiramarrësit veprat e ujit dhe objektet e tjera në shërbim të kullotës me kapacitetet e plota të tyre. Dorëzimi bëhet me proces-verbal dorëzimi midis subjektit dhe inspektorit të kullotave (strukture e DSHP) direkt në objekt, mbas nënshkrimit të kësaj kontrate. Qiradhënësi ushtron kontrolle në çdo kohë mbi zbatimin e kushteve të kësaj kontrate nga ana e qiramarrësit dhe mbi pasurinë e dhënë me qira për të përcaktuar nëse qiramarrësi respekton detyrimet kontraktore, si dhe ato detyrime që dalin për qiramarrësin sipas natyrës dhe rregullave agroteknike të përdorimit të objektit të kontratës. Në çdo rast kontrolli, qiradhënësi mban në vend një procesverbal dhe i kërkon qiramarrësit riparimin e shkeljeve e të dëmeve të konstatuara.
Qiradhënësi nuk përgjigjet për pretendime të tjera që nuk kanë të bëjnë me objektin dhe qëllimin e kësaj kontrate.
Detyrimet
Mbas nënshkrimit të kësaj kontrate, qiramarrësi merr në dorëzim me proces-verbal kullotën/livadhin sipas kufijve të hartës, lerat për ujë të pijshëm për blegtorinë dhe objektet e tjera në shërbim të kullotës. Në rast dëmtimi të tyre detyrohet t’i riparojë ato pa pagesë. Qiramarrësi ka të drejtë të mbajë në kullotë bagëtitë e tij vetëm sipas aftësisë mbajtëse të kullotës dhe të zbatojë rregullat për përdorimin e kontrolluar të kullotës. Gjithashtu ka të drejtë të kryejë pa shpërblim zbrazjen e lerës (kur ajo është me saraçineskë), pastrimin e saj dhe pastaj të bllokojë rrjedhjet e ujit, për t’u mbushur për sezonin e ardhshëm në prezencë të inspektorit të zonës. Të zbatojë të gjitha rregullat e shërbimit veterinar dhe shëndetësor. Të paguajë vlerën e qirasë sipas kontratës në datën dhe vendin e caktuar. Qiramarrësi nuk ka të drejtë të japë me nënqira kullotën apo livadhin objekt të kësaj kontrate, apo të bëjë nënkontratime me subjekte të tjera, ose t’ia kalojë kontratën e lidhur një subjekti tjetër. Kontrata zgjidhet me mbarimin e afatit, si dhe me marrëveshje midis palëve. Kontrata mund të zgjidhet edhe përpara mbarimit të saj, vetëm kur janë shkelur dhe nuk janë respektuar kërkesat e saj nga secila palë. Konkretisht, qiradhënësi ka të drejtë të kërkojë zgjidhjen e kësaj kontrate kur qiramarrësi nuk ka shlyer vlerën e qirasë sipas kushteve të kontratës, dëmton ose nuk mirëmban kullotën/livadhin ose veprat ujëpirëse për blegtorinë (lera çezma etj) që ka marrë në përdorim, nuk përmbush detyrimet e tjera që rrjedhin nga kontrata.

box

KONTRATË QIRAJE

P Ë R
DHËNIEN E KULLOTAVE DHE LIVADHEVE PER KULLOTJE E KOSITJE BARI

Sot në datën ......./......../ 2010, në zbatim të Ligjit Nr. 7850, datë 29.07.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe mbështetur në Nenin 15 të Ligjit Nr. 9693, datë 19.03.2007 “Për Fondin Kullosor”, në VKM Nr. 887, datë 19.12.2007 “Për miratimin e tarifave të përdorimit të kullotave dhe livadheve shtetërore për kullotje dhe kositje” si dhe në Udhëzimin e ministrit nr…, dat녅……2008 “Për kriteret teknike të klasifikimit të kullotave e livadheve dhe procedurat për dhënien e tyre për kullotje e kositje bari” lidhet kjo kontratë qiraje ndërmjet:

PALËVE:

1. Drejtoria e Shërbimit Pyjor .........………….............................. përfaqësuar nga Drejtori Z..........................., e cila në këtë kontratë është «Qiradhënës» kështu do të quhet edhe më poshtë.

2.Person juridik/fermer fizik…………….....përfaqësuar nga Z................................................... me cilësinë................................................, i cili në këtë kontratë është «Qiramarrës» kështu do të quhet edhe më poshtë.

I. DISPOZITA TË PËRGJITHËSHME

Neni 1
Objekti i kontratës

1. «Qiradhënësi» jep me qira për kullotje/kositje bari/ krasitje gjethi, për ndërtime provizore qiramarrësit, , ............................, kullotën verore/dimërore që ndodhet në ekonominë kullosore ............................., në parcelën Nr..............., me emër.........................................., me sipërfaqe................ha dhe me kapacitet mbajtës prej...................krerë, sipas vendimit nr......... datë..................... të Drejtorit DSHP-së e hartës bashkëlidhur kësaj kontrate, e cila kufizohet :
Në veri : _______________________________
Në jug : _______________________________
Në lindje : _______________________________
Në perëndim : _______________________________

Neni 2
Afati i kontratës
Afati kontratës është 3 vjet. Efektet financiare të saj fillojnë nga data e lidhjes së kontratës midis palëve.

Neni 3
Vlera vjetore e qirasë
1. Vlera vjetore e qirasë për përdorimin e kullotave është llogaritur sipas tarifave të miratuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 887, datë 19.12.2007, si më poshtë:

Për dhentë krerë _________ x ___________lekë = ¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬__________lekë
Për dhitë krerë _________ x ___________lekë = __________lekë
Për të trashat krerë_________ x ___________lekë = __________lekë
Shuma : __________________________________________ lekë,

2. Vlera vjetore e qirasë për kositje bari/ krasitje gjethi është llogaritur sipas tarifave të miratuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 887, datë 19.12.2007, si më poshtë:

Kositje bari m2 _________ x ___________ lekë = ¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬__________lekë
Krasitje gjethi drurë_____ x ___________ lekë = ¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬__________lekë
Shuma: _______________________________________ _ _ _lekë,

3. Vlera vjetore e qirasë për përdorimin e tokës për ndërtime provizore, është llogaritur sipas tarifave të miratuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 887, datë 19.12.2007, si më poshtë:

Qendër stani e rrethuar, m2_________ x ___________lekë = ¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬__________lekë
Qendër përpunim bulmeti, m2 _____x __________ lekë = ¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬__________lekë
Ngrehinë banimi për barinj, m2 ___ x ___________lekë = ¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬__________lekë
Mullinj, magazina, m2 x ___________lekë = ¬¬¬¬¬¬¬¬__________lekë
Shuma: _______________________________________ _ _ _ lekë,
GJITHSEJ (Shuma 1+2+3)____________________________________ lekë,

4. Vlera Totale e Kontratës (Gjithsej x 3 vjet) ______________________ lekë
Me shkrim(______________________________________________)

DISPOZITA TË FUNDIT

Mosmarrëveshjet gjatë zbatimit të kësaj kontrate zgjidhen me mirëkuptimin e palëve; në të kundërt ato zgjidhen në gjykatën e rrethit gjyqësor të rrethit_______________

Kjo kontratë qiraje hartohet në tri kopje, dy prej të cilave i mban qiradhënësi dhe një qiramarrësi i kullotës dhe i veprave të ujit e objekteve në shërbim të saj.

PALËT

QIRAMARRËSI QIRADHËNËSI

Përfaqësuesi Drejtori

___________________ ____________________

Skema e re e subvencioneve në bujqësi, kush përfiton
Fermerët në të gjithë vendin do të nisin aplikimin për të përfituar nga Fondi i sivjetshëm i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. Ministria e Bujqësisë ka shpërndarë në drejtoritë e rretheve skemën e re të subvencioneve për bujqit dhe blegtorët. Në ndryshim nga një vit më parë, skema e re favorizon sistemet e ujitjes me pika, serat me ngrohje diellore, prodhimet bio dhe agrokulturën. Kategorizim i ri është bërë edhe për blegtorinë. Në fondin e sivjetshëm të Ministrisë së Bujqësisë parashikohet edhe nxitja e kreditimit. Kështu, për kreditë e marra deri në 15 milionë lekë me qëllim përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale do të subvencionohet 70 për qind e interesit për 3 vite radhazi. Agroindustria dhe Eksporti do të përfitojnë 50 për qind të fondit të principalit si garanci për kreditë deri në 15 milionë lekë. Rritja e sipërfaqeve të mbjella dhe zgjerimi i aktivitetit bujqësor dhe blegtoral ka bërë që këtë vit Ministria e Bujqësisë të akordojë një fond më të lartë se një vit më parë.

Subvencionim i nxitjes së kreditimit

1. Subvencionim në masën 70% të interesit për 3 vite radhazi për kreditë që do të merren për ruajtje dhe përpunim të produkteve bujqësore, blegtorale si dhe për mjete mekanike.
Subvencionimi bëhet për kreditë deri në 15 000 000 lekë.

2. Krijimi i fondit të garancisë për kreditimin e aktiviteteve bujqësore të agroindustrisë dhe atyre të orientuara për eksport në masën 50% të vlerës së principalit. Garancia për kreditë deri në 15 000 000 lekë.

22 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›