E Diel, 1 Nëntor 2026

Në shkurt nis reduktimi i numrit të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike

Eljona Lata

Të gjitha Njësitë Bashkiake në kryeqytet do të nisin në shkurt të këtij viti të reduktojnë numrin familjeve që marrin ndihmë ekonomike. Ky vendim ka ardhur për shkak të ligjit të miratuar nga Këshilli i Ministrave si dhe i shtyrë nga rastet e shumta abuzive. Në dy Njësitë Bashkiake 1 dhe 2 në kryeqytet përfitojnë ndihmë ekonomike rreth numri 640 familje. Por, edhe në njësitë e tjera bashkiake si te 8 dhe 9 numri i familjeve që përfitonin ndihmë ekonomike arrinte një shifër të lartë, rreth 500 familje. Në mjaft raste, një pjesë e mirë e familjeve kanë përfituar ndihmë ekonomike nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.
Reduktimi
Në shkurt të këtij viti pritet që pjesë e mirë e familjeve që përfitojnë asistencë sociale t’i hiqet e drejta për ta marrë atë. Sipas burimeve pranë njësive bashkiake 1 dhe 2 në kryeqytet do t’i pritet ndihma një pjese të mirë të familjeve, të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike. Kjo vjen për shkak të abuzimeve të shumta që janë bërë nga qytetarët për të përfituar ndihmë ekonomike duke falsifikuar dokumentet. Në Njësinë Bashkiake 1 për këtë vit ka pasur rreth një numër të madh të familjeve që kanë bërë kërkesë për të përfituar asistencë sociale, dhe vetëm katër prej tyre nuk përfituan. Në po këtë njësi shihet një nr i lartë i cili shkon në 1093 persona të paftë, të cilët përfitojnë asistencë sociale. Sipas nënkryetarit të njësisë Bashkiake Nr 2, punonjëses pranë kësaj njësie, në shkurt do shqyrtohen me vëmendje të gjitha kërkesat duke u verifikuar me përpikmëri, duke mos lënë kështu vend për abuzime.
Shifrat
Deri tani në disa njësi bashkiake paraqitet një numër i lartë i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike. Në Njësinë Bashkiake 1 ka rreth 275 familje që marrin asistencë sociale ku i është akorduar një fond prej 1052442 lekë. Dhe 264 familje m arrin ndihmë ekonomike të plotë dhe 11 e përfitojnë të pjesshme. Në Njësinë Bashkiake Nr 2 janë 365 familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike. Por edhe në Njësitë e tjera Bashkiake ka një shifër të lartë të familjeve që përfitojnë asistencë sociale. Përkatësisht në njësinë Bashkiake Nr 8 ka 195 që përfitojnë ndërsa në Njësinë Bashkiake Nr 9 përfitojnë ndihmë ekonomike 279 familje. Dhe njësia bashkiake nr 10 shënon një shifër prej 215 familje të cilat marrin ndihmë ekonomike. Të gjitha familjet që përfitojnë asistencë sociale përfshihen në punën në komunitet
duke i stimuluar ata ekonomikisht. Në përputhje me shumën që marrin i jepet të kryejnë punë në komunitet për pastrim dhe gjelbërimin e qytetit. Ndërsa në të kundërt kundrejt personave që nuk kryejnë punën në komunitet i hiqet e drejta për ta marrë ndihmën. Kurse për të gjithë ata që përfshihen në këtë projekt i jepet e drejta për të marrë edhe rrogë shtesë. Dhe nuk rrezikojnë të humbin të ardhurat që marrin nga ndihma ekonomike.
Box
Njësia Bashkiake Nr 1 273 familje
Njësia Bashkiake Nr 2 365 familje
Njësia Bashkiake Nr 8 195 familje
Njësia Bashkiake Nr 9 279 familje
Njësia Bashkiake Nr 10 215 familje

Rama: “Lapraka do të ndryshojë tërësisht”

Kryetari i Bashkisë, Edi Rama ka inspektuar punimet që po zhvillohen në të dy anët e rrugës “Lord Bajroni” që është në lagjen e Laprakës. Sipas kryetarit kjo lagje e vjetër e Tiranës do të ndryshohet tërësisht. “Në këtë lagje ka mjaft të ardhur nga rrethet dhe kjo hapësirë publike do ti japë mundësi komunitetit që të këtë një jetë sociale duke çuar kështu integrimin e periferisë brenda vete dhe njëkohësisht në Tiranë” u shpreh Rama. Projekti konsiston në rikualifikimin e hapësirave urbane, pajisjen e segmentit të rrugës me elementë mobilimit urban me karakter çlodhës, argëtues dhe tregtar, pajisjen me elementë të ndriçimit përgjatë trotuarit dhe hapësirat përkatëse, elementët e gjelbërimit, pemë të larta 4-5 metra, të sistemuar në të dy krahët e saj si dhe një brez të dytë me pemë përgjatë aksit rrugor i cili krijon hapësirën çlodhëse që shoqërohet me elementë të mobilimit urban parkimit, një element tjetër i projektit është jo përgjatë rrugës kryesore por në xhepat e krijuar duke lejuar kështu qarkullimin e lirshëm urban. Po ashtu është ndërhyrë dhe në hapësirat publike midis pallateve të cilat kanë nevojë për rikualifikim.

22 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›