E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, arrestohen 12 agjentë të policisë kufitare

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e hënë 12 agjentë të policisë kufitare pasi akuzohen për korrupsion dhe abuzim me anë të detyrës.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave agjentët i përkasin njësisë policore kufitare të rajonit të Gjilanit.
Sipas Drejtorit të përgjithshem të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti
arrestimi i agjentëve u bë me urdhër të prokurorit të Gjilanit, pas më shumë se dy muajsh hetime ndërsa theksoi se aktualisht 12 agjentët janë në gjendje paraburgimi dhe policia e Kosovës po vijon paralelisht hetimet
Gjithashtu Ahmeti ka theksuar se çështja po hetohet edhe nga inspektoriati policor i punëve të brendshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›