E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan/ Karzait i "hiqet" fitorja në zgjedhje

Sipas gjetjeve të Komsionit Elektoral Karzait i "hiqet" fitorja në zgjedhje pasi duhet një raund i dytë.
Zyrtarët në Afganistan kanë deklaruar se zbulimet e bëra nga hetimi mbi mashtrime në zgjedhjet presidenciale të vendit, kanë treguar se është i nevojshëm një raund i dytë.
Zyrtarët thanë se hetimi e ka ulur numrin e votave të presidentit Hamid Karzai, poshtë numrit që kërkohet për të shmangur një raund tjetër.
Por si presidenti ashtu edhe Komisioni Elektoral i zgjedhur nga qeveria, kanë refuzuar të pranojnë rezultatin dhe zoti Karzai ka kërcënuar të bllokojë përpjekjet për një raund të dytë.
Rezultatet paraprake të raundit të parë në gusht, i dhanë zotit Karzai lehtësisht mbi 50 për qind të votave që kërkoheshin për të shmnagur një raund tjetër.
Komisioni Elektoral për Ankesat ka deklaruar se zoti Karzai nuk kishte fituar mbi 50% të votave. Tani ai përballet me një raund të dytë kundër rivalit të tij kryesor, Abdullah Abdullah.
Presidenti afgan thotë se i ka fituar votat e duhura, por vëzhguesit e BE-së kanë thënë se gati një në katër vota ishin të dyshimta.
Uashingtoni ka thënë se nuk do të dërgojë më trupa në Afganistan, derisa të arrihet një zgjidhje politike.
Komisioni Elektoral për Ankesat, që mbështetet nga OKB-ja, filloi një hetim, sapo filluan të dalin akuzat për mashtrime të përhapura me votat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›