E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak/ 8 të vdekur, 29 të plagosur nga dy sulme në Bagdad

Tetë persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur si pasojë e 2 sulmeve të ndryshme në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.
Shpërthimi i parë në Lagjen Azamije ndodhi në një automjet në gjendje parkimi. Në këtë shpërthim humbën jetën 5 vetë dhe u plagosën 15 të tjerë. Ndërsa në sulmin e dytë, si pasojë e shpërthimit të bombës së montuar në një motoçikletë, gjetën vdekjen 3 persona dhe u plagosën 14 të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›