E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Jemi të gatshëm të vendosim raporte me Malin e Zi

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka deklaruar se shteti kosovar është i gatshëm të vendosë marrëdhënie diplomatike edhe me Malin e Zi. Kuçi ka nënvizuar se edhe me këtë vend ekziston çështja e shënimit të vijës kufitare, por ka nënvizuar se ajo mund të zgjidhet më lehtë sesa me Maqedoninë.
"Ne jemi të gatshëm që ta bëjmë një gjë të tillë. Ne e respektojmë shumë Malin e Zi që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ne jemi të gatshëm që të zhvillojmë bashkëpunim edhe politik, por edhe besoj edhe në sferën e ekonomisë, turizmit dhe segmenteve të tjera", ka shtuar Kuçi.
Më 9 tetor të vitit të kaluar Mali i Zi ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke e lënë Serbinë të vetmin fqinj që ende nuk e ka bërë këtë hap.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›