E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi/ Situatë shpërthyese në sistemin e burgjeve

Mbrojtësit e të drejtave të Njeriut denoncuan sot situatën shpërthyese nëpër burgjet ruse, ku torturat, vrasjet dhe shantazhet e kërcënimet e të burgosurve çojnë në përleshje.
"Sistemi rus i burgjeve është gati të shpërthejë", deklaroi Lev Ponomarev, president i OJQ-së për të drejtat e Njeriut gjatë një konference shtypi.
Që prej fillimit të vitit, Fondacioni për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve ka regjistruar 14 raste dhune kundër të burgosurve që kanë përfunduar me vetëgjymtime masive, ose me përleshje.
Për t'i bërë ballë kësaj situate, "drejtuesit e burgjeve kanë filluar të përndjekin të burgosurit që ankohen kundër kushteve të tyre në burg", shtoi Ponomarev.
Rasti më flagrant sipas tij është hapja e hetimeve kriminale për "cenim të rendit në institucion", kundër të burgosurve të një burgu të rajonit Amour (Lindja e Largët ruse), ku më shumë se 700 persona prenë damarët në janar 2008.
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për Moskën, Lioudmila Alexeeva, shprehu keqardhjen nga ana e saj për qëndrimin e shefit të ri të Drejtorisë së Zbatimit të Dënimeve, Alexandre Reïmer, që sipas saj, refuzon të bashkëpunojë me OJQ-të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›