E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, takim ndërmjet ekspertëve nga Kosova dhe Serbia

Në Bruksel, dje dhe sot është mbajtur takimi ndërmjet ekspertëve nga Kosova dhe atyre nga Serbia, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për hartimin dhe finalizimin e protokollit teknik për zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), siç e parasheh marrëveshja e arritur ndërmjet dy shteteve. Sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e kryeministrit Thaci, pala e Kosovës ka këmbëngulur që zbatimi i marrëveshjes IBM të fillojë sa më parë dhe të jetë në frymën e standardeve më të mira të BE-së.

Përmes zbatimit të kësaj marrëveshjeje, Kosova do ta përmbush një nga obligimet evropiane për afrim me BE-në, për liberalizim të vizave dhe për shtim të sigurisë dhe kontrollit kufitar. Gjithashtu me zbatimin e marrëveshjes, do të lehtësohet qarkullimi i lirë i njerëzve dhe i mallrave dhe do të ndikoëj në luftimin e dukurive negative, siç janë kontrabanda dhe informaliteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›