E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, sekuestrohen 300 kg mariuanë

30-vjeçari i prangosur është shtetasi Bledar Andoni, në automjetin e të cilit u gjend sasia e drogës.

Ky shtetas ishte i dënuar më parë me 6 vite burgim për veprën penale të “trafikut të femrave për qëllim prostitucioni, mbetur në tentativë”. Sipas policisë, makina me targa të falsifikuara ishte e mbushur me drogë.

Sasia e drogës është kapur  në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ndërsa makina po lëvizte me shpejtësi pasi është pikasur se po ndiqej nga policia. Pas disa tentativa për t’u larguar, poseduesi i drogës është arrestuar në largim e sipër pasi ka braktisur makinën.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›