Vasili: Shëndetësia po shkon drejt një kualiteti cilësor
Ai ka shtuar se shërbimet e karakterit universitar e dëshmojnë më së miri këtë gjë. Deklaratat e Vasikit u bënë në Konferencën e Parë të Dermatologjisë Shqiptare, nga ku ka theksuar se dermatologjia shpeshherë është parë si diçka në periferi të mjekësisë klinike shqiptare, ndërkohë që nuk ka qenë kështu për pacientët.
"Aktualisht, dermatologjia ka dimension tjetër, sepse kualiteti i jetës në rritje, pretendimet për një jetë gjithmonë e më cilësore e vënë këtë shkencë në një pozicion shumë më të ndryshëm nga më parë", theksoi ai. Vasili vlerësoi të gjithë figurat e shquara në vite në këtë disiplinë mjekësore, të cilët kanë bërë që dermatologjia të ketë një histori, por dhe e vë përpara një sfide të re.
Sipas tij, "ky shërbim cilësor të cilin shqiptarët na e kërkojnë, kërkon edhe një azhornim të përditshëm të dijeve shkencore". Ai kujtoi faktin se dermatologët shqiptare, pavarësisht izolimit dhe mundësive të pakta për literaturë të dikurshme, kanë provuar se dinë të punojnë shumë mirë dhe të çrrënjosin sëmundje të mëdha nga të cilat ka vuajtuar shëndetësia publike.
"Në kohët e sotme, kur aksesi për botën është i hapur ne nuk kemi të drejtë të themi se bota na pengon, ndaj ky moment i rëndësishëm na orienton drejt kërkesës së kohës për kualitet sa më të lartë", tha Vasili, duke qenë kritik ndaj faktit se "ndonjë gjë nuk kryhet mirë, pasi disa prej kolegëve tanë kishin filluar të krijonin një distancë me librin, dijen shkencore".