Arrestohen 5 shtetas për rrëmbim dhe torturim
Në pranga kanë rënë shtetasit Aleksandër Jorgji Buli, 24-vjeç, lindur e banues në Tiranë Ilir Preng Trini, 35- vjeç, lindur në Laç e banues në Tiranë, Joan Jorgji Buli, 26-vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë punonjës i policisë së Patrullës së Përgjithshme, Andi Haxhi Bulku, 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë, dhe Drini Astrit Lato, 26- vjeç, lindur në Sarandë e banues në Tiranë.
Këto shtetas dyshohen, se në bashkëpunim me njëri-tjerin i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme, 41 vjeçarit E.E, me banim në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, në ambientet e brendshme të një lokali, në pronësi të njërit prej të arrestuarve. Ata e kanë rrëmbyer 41-vjeçarin duke e torturuar dhe më pas prerë gishtat e dorës, e goditur atë, në pjesë të ndryshme të trupit, me motivacionin për një borxh të pashlyer nga i dëmtuari.
Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë, janë kapur falë informacioneve të poseduara për to dhe në sajë të realizimit të metodave speciale të hetimit. Nga strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Kryeqytetit u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale në ngarkim të tyre, ndërsa në cilësinë e provave materiale u sekuestruan një armë zjarri e shtetasit Joan Buli.
Materialet e përpiluara në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për konsumim të veprave penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “Torturës” të kryera në bashkëpunim.