Arrestohet burri që plagosi me thikë ish-bashkëshorten
Ngjarja ndodhi mbrëmë në fshatin Golem, komuna Rrethina Shkodër, kur Shemsi Kalaja, 52 vjeç, lindur në lagjen “Ahmet Haxhija” te qytetit Shkodër dhe banues në fshatin Yzberisht, Tiranë, goditi me thikë buke për motive të dobëta, bashkëshorten e tij, shtetasen L. Kalaja, 35-vjeç, lindur dhe banuese në fshatin Golem të Shkodrës.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi për motive të dobëta në oborrin e baneses së babait të shtetases L. Kalaja në fshatin Golem. Pas krimit, Shemsi Kalaja u largua, por pas një operiacioni të shpejtë të policisë u arrestua. 35 vjeçarja e plagosur u dërgua në spitalin rajonal Shkodër dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale është jashtë rrezikut për jetën.