Vlorë, zjarr në zonën midis Peshkëpisë dhe Drashovicës

Moti i nxehtë vazhdon të sjellë zjarre në zona të ndryshme të vendit. Burime nga reparti i zjarrfikëses bëjnë të ditur se një tjetër zjarr ka rënë në Vlorë, në zonën midis Peshkëpisë dhe Drashovicës, duke shkaktuar një re tymi prej disa klm.
Në të njëjtën kohë mesohet se zjarri i rënë rreth 20 klm larg qytetit të Vlorës, ka përfshirë një masiv pyjor.
Era e fuqishme, si dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë gjithë qytetin e Vlorës, kanë krijuar vështirësi në fikjen e këtij zjarri.
Mësohet se forcat zjarrëfikëse kanë kërkuar ndihmë nga ajri për shuarjen e flakëve dhe izolimin e tyre.