E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, bëhen ndryshimet në Kushtetutë

Secili qytetar i Kosovës që do të ulet në karrigen e presidentit, mund të kandidojë për këtë post, por më parë i duhet të sigurojë numrin prej 10 deri në 15 mijë nënshkrime të qytetarëve.
 

Për president mund të kandidojnë edhe përfaqësuesit e partive politike, për të cilët ende nuk janë përcaktuar kushtet. Ndërkohë, komisioni nuk e ka përkufizuar nëse qytetarët dhe përfaqësuesit partiakë do të kenë mundësi të barabarta kandidimi.
 

Nisur nga përvoja e Kosovës me presidentët, të cilët kanë bërë shkelje kushtetutese, komisioni sjell risitë e para përsa i përket mënyrës së largimit të presidentit nga detyra, në rast se bën shkelje kushtetutese. Në një rast të tillë është menduar që të ketë zëvendës-presidenti apo numri një i shtetit sërish të zëvendësohet me ushtrues detyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›