E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet anëtari i " Poter Al", kapet autori

Bledar Balliu, anëtar i grupit “Poter Al”, është autori i ngjarjes së rëndë ndodhur ditën e premte në mbrëmje në afërsi të shkollës "Petro Nini", ku u ekzekutua me armë Aleksandër Koliçi. 40-vjeçari është qëlluar për vdekje, sapo ka dalë nga një lokal.
 

Aleksandër Koliçi, u arrestua vite më parë, në kuadër të operacionit të koduar “Poter-Al”, ndaj një grupi kriminal që merreshin me trafikun e lëndës narkotike.

Më 10 mars 2008, gjykata e dënoi Aleksandër Koliçin me 4 vite burg dhe 500 mijë lekë gjobë burg për akuzën e “trafikut të narkotikëve kryer në bashkëpunim”. Koliçi përfitoi ulje të dënimit për shkak të statusit të “të penduarit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›