Kosovë, bie numri i rasteve me A/H1N1
Në Kosovë është shënuar rënie e numrit të pacientëve të infektuar me virusin A/H1N1, të njohur si gripi i derrave. Por, zyrtarët e institucioneve thonë se pritet një valë jetër e këtij gripi, në muajt e ardhshëm.
Gjatë tri javëve të fundit, në Kosovë është shënuar rënie e rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me virusin pandemik A/H1N1, i njohur si gripi i derrave. Kështu thonë zyrtarët e institucioneve shëndetësore dhe atyre qeveritare, përgjegjëse për shëndetësinë në Kosovë.
Por, njëherësh, ata vlerësojnë se ekziston rreziku nga një valë e re e paraqitjes së kësaj pandemie dhe thonë se institucionet shëndetësore duhet të jenë të gatshme të përballen me të.
Dr Shemsedin Dreshaj, drejtor i Klinikës Infektive në kuadër të Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, thotë se numri i pacientëve që janë duke u kuruar aktualisht në këtë klinikë nga gripi i derrave, është i vogël.