Turqia nuk tërheq ambasadorin nga Izraeli
Izraeli i ka kërkuar sërish falje Turqisë, pasi që Ministria e Jashtme e Turqisë lëshoi kumtesën për tërheqjen e ambasadorit të vet nga Izraeli. Zyra e zëvendësministrit të jashtëm të Izraelit theksoi se kërkim-falja e re ka pasuar, me kërkesën e presidentit Shimon Perez, në shenjë respekti ndaj tij.
Në kërkim-falje u theksua se të gjitha dallimet duhet të zgjidhën në frymën e respektimit të ndërsjellë.
Pas kthimit të tij nga vizita zyrtare në Rusi, kryeministri i Turqisë, Recep Tayyib Erdogan, theksoi se Ankaraja ka pranuar kërkim-faljen nga ana e Izraelit dhe se ka vendosur që mos ta tërheq ambasadorin nga Izraeli.
Në këtë mënyrë ju dha fund ditës së tretë të diplomacisë së nxehtë mes Ankarasë dhe Jerusalemit. Erdogan theksoi se vizita e paralajmëruar e Ministrit të Jashtëm të Izraelit, Ehud Barak, i cili do ta vizitojë Turqinë në fund të javës, do të rrjedhë sipas planit.
Marrëdhëniet mes dy vendeve u tendosën, pas poshtërimit që ja bëri zëvendësministri i jashtëm i Izraelit, Dany Ayalon ambasadorit të Turqisë në Izrael, Ahmet Celikolit, të cilin e kishte ftuar në bisedë, për të protestuar ndaj disa qëndrimeve të Turqisë ndaj Izraelit.
Ayalon e uli ambasadorin në një divan shumë më të poshtë se karrigia në të cilën qëndronte ulur ai dhe në tavolinë nuk ishte vendosur flamuri i Turqisë, por vetëm i Izraelit.