E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA intensifikon sulmet në Pakistan

SHBA-ja gjatë dy javëve të kaluara ka ndërmarrë një numër të madh të sulmeve me raketa, të shkrepura nga fluturaket pa pilot në pjesët veri-perëndimore të Pakistanit, përfshirë këtu edhe sulmin të ndërmarrë sot, si pasojë e të cilit u vranë 12 militantë të dyshuar.

Këto sulme sinjalizojnë se administrata e Barack Obamës do të qëndrojë prapa taktikës, me të cilën janë vrarë me dhjetëra militantë gjatë dy viteve të kaluara, por kjo taktikë ka hidhëruar zyrtarët në Islamabad.

“Jemi mësuar me sulmet nga fluturakët pa pilot, por njerëzit janë të frikësuar gjatë natës”, deklaroi Israr Davar, një student në Mir Ali, qytet ky në rajonin e Vaziristanit Verior.

Fluturakët pa pilot, të drejtuara nga larg nga bazat amerikane në rajon, janë përgjigjja e vetme ushtarake e njohur e Washingtonit ndaj militantëve talebanë dhe të Al Qaidës, të cilët veprojnë në brezin kufitar të Pakistanit me Afganistanin.

Kryengritësit qëndrojnë prapa sulmeve kundër forcave amerikane, të NATO-s dhe atyre afgane në Afganistan dhe zyrtarët kanë theksuar se ata janë duke përgatitur sulme edhe kundër shënjestrave perëndimore.

Duke filluar që nga data 31 dhjetor, tetë sulme me raketa janë ndërmarrë në rajonin e Vaziristanit Verior.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›