Kosovë, deklarata për pavarësi të veriut cilësohet provokim
"Një prill", në mes të gushtit për Presidencën e Qeverinë e Kosovës dhe për përfaqësitë diplomatike e misionet ndërkombëtare në Prishtinë, cilësohet kështu situata në Kosovë nga mediat lokale sipas së cilave, ato e kanë kaluar të martën "nën ethet", e mundësisë së shpalljes së "pavarësisë veriut" nga serbët, një e pavërtetë ë lancuar nga kjo anë e Kosovës.
Burime të gazetës Koha Ditore kanë njoftuar se paralajmërimi i rremë për shpalljen e pavarësisë së veriut, është bërë nga institucionet paralele serbe në veri, ndërsa informatorët e Qeverisë së Kosovës në atë pjesë të vendit", e kanë përcjellë "informacionin , tek institucionet në Prishtinë. Kanë qenë Ministria e Punëve të Brendshme, Qeveria dhe Presidenca e Kosovës ato që u kanë besuar informatorëve të tyre në atë pjese të Kosovës dhe bazuar në këto informata, janë lajmëruar përfaqësitë diplomatike, ICO, KFOR-i, si dhe EULEX-i. Paralajmërimi i rremë ka bërë që shumë zyrtarë gjatë të martës të qëndronin në Mitrovicë, ndërkohë është shtuar edhe prezenca e Policisë se Kosovës dhe ajo e EUELX-it. Ministri i Punëve të brendshme Bajram Rexhepi i ka cilësuar këto zhvillimet si provokime. Paralajmërimi ka mbledhur në Prishtinë përfaqësuesit e vendeve të Quin-it, Qeverisë dhe Presidencës.