E Diel, 1 Nëntor 2026

Vioresin Sinani mister 201 gola

Bomberi

Vioresin Sinani kalon barrieren e 200 golave. Me dygoleshin e realizuar ne fitoren 3-0 qe Vllaznia arriti ne shtepi perballe Elbasanit bomberi eshte ngjitur ne kuoten e 201 rrjetave ne eliten e futbollit. Shkodrani i cili ne fillim te muajit nentor festoi 33-vjetorin e lindjes eshte sulmuesi me profilik i kampionatit shqiptar. Pas ndeshjes se djeshme Sinani eshte ngjitur ne kuoten e pese golave ne edicionin 2010-2011 te Kategorise Superiore duke u ngjitur ne vendin e dyte ne klasifikimin e golashenuesve me te mire perkrah Bakajt Viles e Martinenas se Dinamos dhe Dimos se Bylisit ndersa ne krye te klasifikimit jane Pejic i Tiranes dhe Daniel Xhafaj i Flamurtarit me 6 gola. Bomberi shkodran tashme synon te shkoje edhe me tej per te lene pas vetes nje rekord qe do te jete i veshtire per tu thyer ne Shqiperi. Nga 201 golat qe ka ne total 178 prej tyre sulmuesi i ka realizuar me fanellen e Vllaznise. Si profesionist ai eshte shpallur tri here golashenuesi me i mire i kampionatit per here te pare ne sezonin 2003-2004 me 36 gola kur luante te Vllaznia ne sezonin 2006-2007 me 23 gola per Tiranen dhe se fundmi ne sezonin 2007-2008 te Vllaznia me 20 gola. Gjate karrieres ai ka luajtur me kroatet e Varteks turqit e Kajserispor ndersa gjate sezonit te kaluar mbronte ngjyrat e Beses. Sinani numeron 4 aktivizime me Kombetaren shqiptare te gjitha ne ndeshje miqesore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›