E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove dorezohet progres-raporti


Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të BE-së, Pier Mirel, kërkon nga institucionet e Kosovës reforma të thella në gjyqësi, administratë publike dhe ekonomi.

Ai ia dorëzoi raportin e progresit për vitin 2011 presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministrit Hashim Thaçi. Bazuar kryesisht në krijimin e kornizës ligjore, Mirel vlerësoi se raporti i vitit 2011 tregon se në Kosovë ka zhvillime pozitive, por ligjet e miratuara sipas tij duhet të implementohen.  

 “Një çështje të rëndësishme që dëshiroj ta theksoj është sektori i gjyqësisë. Kemi disa vërejtje, por konsiderojmë që adoptimi i ligjeve siç është ai për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe i të tjerëve që ndërlidhen me sistemin e drejtësisë pas themelimit të Këshillit Gjyqësor dhe prokurorial dhe rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve mendoj se qytetarët e Kosovës do të presin një punë më të mirë nga drejtësia”, u shpreh Mirel.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga  paralajmëroi se në kuadër të kompetencave kushtetuese do të udhëheqë mekanizmat për luftimin e korrupsionit. Ajo theksoi se Kosova e ka për obligim t’i largojë të gjitha pengesat e evidentuara në raport.Zonja Jahjaga u ndal te zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

Ajo shprehu edhe njëherë qëndrimin e saj kundër cdo zgjidhje për Kosovën dhe veriun e saj jashtë planit të Ahtisarit.

 “Unë si presidente e Kosovës jam kundër “Ahtisarit plus”, kundër administrimit ndërkombëtar në tri komuna të Kosovës sepse kjo nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit, do të nxiste pabarazi dhe shpërngulje të popullsisë nga një komunë në komunën tjetër”, theksoi Jahjaga.

Pas takimit me kryeministrin Hashim Thaci dhe ministren e integrimit, zoti Mirel sqaroi detaje të raportit të progresit të cilat sic tha ai kanë mundur të keqkuptohen.

Në raport është përmendur që veriut të Kosovës i duhet një axhende gjithëpërfshirëse për veriun, ndërsa strukturat paralele tëSerbisë, janë quajtur thjeshtë si struktura të ndara.

“Këto ide vijnë nga vizita e komisionerit Stefan Fyle në veri vitin e kaluar. Nuk ka asnjë ide për ndryshimin e axhendës politike”, tha Mirel.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Shtohen barrikadat në veri
Ekstremistët serbë kanë vendosur sërish barrikada të premten në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës. KFOR, ultimatum për barrikadat
KFOR-i u jep ultimatum barrikadave të serbëve të veriut të Kosovës që deri të dielën vullnetarisht të largojnë të gjitha barrikadat e vendosura nëpër rrugët magjistrale të veriut. Thaci: Dialogu për vizat, sukses i Kosovës
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci mirëpriti publikimin e raport-progresit të Komisionit Evropian, duke e vlerwsuar si një lajm të mirë dhe një sukses për Kosovën vendimin për nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave. KFOR e EULEX, operacion në Jarinjë
KFOR-i dhe EULEX-I nisën këtë mëngjes operacionet e përbashkëta për vendosjen e kontrollit në rrethinën e portës në Jarinje. Konsumimi i privatizimit
Albin Kurti - Nëse thua që themeli, kulmi dhe motori i ekonomisë së Kosovës duhet të jetë veçse investimi privatizues nga jashtë, pra ashtu siç thotë rregullisht qeveria e Kosovës, atëherë praktikisht je duke bërë thirrje për t’u kolonizuar.


Lajmet kryesore

Topi: Politika po penalizon shqiptarët
Presidenti i Republikës flet nga Fieri
Progres-raporti, Arvizu: Rezultat zhgënjyes
Fule: Zgjedhjet, një shans i humbur
Sequi në “Top Story”: Përse BE refuzoi Shqipërinë
Lezhë, konflikt për pronën, një i vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›