E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gjeometri për mua”, për çdo fëmijë

Organizata lokale, Kosovo Education for Sustainable Development-KESD, me seli në Prishtinë, gjatë muajit tetor është në realizimin e projektit të saj të ashtuquajtur “Qëndrueshmëria fillon me ty”.

Në kuadër të këtij aktiviteti KESD, po shpërndan falas nga një kopje të librit “Gjeometri për mua”, nga autorja Arlinda Beka, e cila njëherit është edhe drejtoreshë ekzekutive e KESD-së.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që përmes këtij kontributi të investohet në zhvillimin e edukimit të qëndrueshëm tek fëmijët, të cilët këtë vit kanë filluar klasën e parë.

Shpërndarja ka filluar në fund të muajit shtator dhe do të vazhdojë gjatë gjithë muajit tetor.

Vendi i parë që edhe është filluar implementimi i këtij projekti kanë qenë fshatrat Gur i Zi dhe Vukatanë, të rrethit të Shkodrës.

Shpërndarja pastaj ka vazhduar në Kosovë, në fshatrat Pllanjane dhe Recan, ku këtij donacioni i janë gëzuar fëmijët e komunitetit boshnjak. Shpërndarja ka vazhduar në fshatrat Velezhë, Smaç dhe Caparc, si dhe në qytetin e Prizrenit, ku është përzgjedhur shkolla fillore “Motrat Qiriazi”, me qrast kësaj shkolle i janë dhuruar mbi 200 kopje të këtij libri..

Gjatë këtij muaji shpërndarja e këtij libri do të bëhet edhe në komunën e Prishtinës Gjakovës, Istogut, Podujevës, Gjilanit si dhe komuna të tjera, shkollat e së cilave janë pikërisht ato të cilat i kanë kushtet më të vështira për mësimdhënie dhe nxënie.

Ky aktivitet do të përmbyllet në Komunën e Prishtinës, në fund të muajit tetor dhe po ndihmohet edhe nga disa të rinjë kosovarë të cilët po bëjnë punë vullnetare për KESD.

Për këtë aktivitet është prononcuar edhe drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate e cila thotë se “ky donacion i këtyre librave është bërë me qëllim që t’ju urojmë këtyre fëmijëve fillimin shkuarjes në klasë të parë, që t’i motivojë për punë të mëtutjeshme si dhe që t’i ndihojmë sadopak këta fëmijë dhe mësimdhënësit, që të kenë më të lehtë zhvillimin e edukimit të qëndrueshëm, e cila do të reflektojë edhe në qëndrueshmërinë e vlerave dhe suksesit të tyre në të ardhmen”.

Gjithashtu gjatë këtij prononcimi ajo theksoi se “Duke respektuar diversitetin kulturor, fetar dhe atij etnik, ne do të dëshmojmë se vertetë e duam vendin tonë dhe e dëshirojmë zhvillimin e qëndrueshëm të këtij vendi”.

Përveç nxënësve shqiptarë, këtë donacion, KESD, e ka ofruar edhe për fëmijët e komunitetit boshnjak, turk dhe atyre të komunitetit REA.

Ky donacion, nëpër shkollat e Kosovës dhe veriut të të Shqipërisë, është përshëndetur, vlerësuar dhe çmuar edhe nga drejtorët e shkollave, të cilët mendojnë se këtë shembull të KESD-së, që shkollat t’i ndihmojnë me libra, duhet ta ndjekin të gjithë, sepse librat janë me vlerë dhe përmes tyre gjithsesi se do të arrihen rezultate më të mira si për punën e nxënësve ashtu edhe të mësimdhënësve.

Mbi 1000 kopjeve të këtij libri, do të shpërndahen gjatë kësaj kohe në tërë Kosovën i cili është donacion nga autorja dhe drejtoresha ekzekutive e “Kosovo Education for Sustainable Development-KESD”.

Kosovo Education for Sustainable Development është themeluar në maj të këtij viti dhe për këtë kohë kaq të shkurtër ka dhënë rezultate të shkëlqyera për zhvillimin e shoqërisë sonë me theks të veçantë në edukimin e fëmijëve, duke qenë model edhe për organizatat të tjera që veprojnë në vendin tonë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›