Artistët ballafaqohen me klimën

Me qëllim që të ilustrohet angazhimi aktiv në këtë fushë, Instituti suedez përgatiti ekspozitën me titullin “Ballafaqimi me klimën“, e cila u hap të enjten mbrëma në hapësirën Tetris. Ky projekt ka për qëllim të nxisë diskutim për çështjen e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë dhe për të rritur vetëdijen për problemet e lidhura me mbrojtjen e mjedisit.
Projekti “Ballafaqimi me klimën” është rezultat i bashkëpunimit mes Tetrisit, Institutit Suedez, Ambasadës së Suedisë dhe karikaturistëve nga Suedia, Franca, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina me temë ndryshimet klimatike.
Karikaturistët që morën pjesë në ekspozitë ishin: Love Anteli – Suedi, Magnus Bard – Suedi, Riber Hansson – Suedi , Helena Lindholm – Suedi , Karin Sunvisson – Francë, Mentor Llapashtica – Kosovë, Agim Sylaj – Shqipëri, Mihajllo Dimitrievski – Maqedoni, Darko Drjevik – Mali I Zi, Sasha Rakeziç – Serbi, Nina Hashiç – Bosnje dhe Hercegovina, Igor Hofbajer – Kroaci.