Ndezët drita e minatorit
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe shoqata e shkrimtarëve “Jakup Ceraja” e Mitrovicës, në Qendrën e Kulturës, më 14 e 15 tetor, në orën 11, në Mitrovicë, organizojnë manifestimin tradicional letrar “Drita e minatorit”, i cili sivjet mbahet në 80 vjetorin e lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli.
Me këtë rast, në skenën e këtij manifestimi do të paraqiten edhe artistë me pika muzikore dhe shkrimtarë nga të gjitha trevat shqiptare, kurse në tryezën shkencore me titull “Krijimtaria letrare e shkrimtarit Dritëro Agolli” do të paraqiten disa kumtesa nga studiues e krijues të ndryshëm.
Çmimi i manifestimit letrar do t’i jepet shkrimtarit Dritëro Agolli, ndërsa do të jepen edhe tri çmime për punimet më të mira të lexuara në orën letrare. Në manifestim është ftuar edhe shkrimtari Dritëro Agolli.