Kosovë, dy rrugët kryesore në veri, ende të bllokuara

Dy rrugë kryesore në veri të Kosovës, të cilat të çojnë në drejtim të vendkalimit kufitar 1 dhe 31, vazhdojnë të jenë të bllokuara nga barrikadat e vendosura nga serbët.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Barahim Sadriu, deklaroi se këto dy rrugë, janë të bllokuara prej shumë kohësh dhe se forcat e KFOR-it janë duke u marrë me rastin në fjalë.