Kosovë, situata në veri, shton frikën e serbëve

Prezenca e ushtarëve amerikanë të KFOR-t, të armatosur rëndë, ka shtuar frikën e serbëve që jetojnë në atë pjesë. Mediat serbe raportojnë se banorët lokalë serbë në veri, frikohen nga “sulmet” e shqiptarëve dhe KFOR-it.
Në rrugët e bllokuara, në disa raste ka ndodhur që serbët të takohen me ushtarët e KFOR-it, që sipas mediave serbe, paqeruajtësit ishin të armatosur.
“Ka frikë tek populli, tek fëmijët, gratë, po presim sulmin e dytë”, ka thënë Dragolub nga Leposaviçi për Kurir, ndërkohë ka shtuar se presin që shqiptarët të mos ndalen me kaq.
Për më tepër, një shtetas e krahason situatën me bombardimet e 1999-ës.
Pas marrjes nën kontroll të dy pikave kufitare në veri nga KFOR-i, këta të fundit kanë kërcënuar se në rast të tentimit të thyerjeve të këtyre pikave, KFOR-i do të përdorë edhe forcën.