Kusari-Lila: Ndërkombëtarët kanë qenë të njoftuar

Zëvendëspresidentja e qeverisë, Mimoza Kusari-Lila deklaron për “Zërin e Amerikës”, se qeveria e Kosovës nuk ka votuar për aksionin e njësisë speciale në veri, por vendimin e ka marrë kryeministri bashkë me disa ministra të tij.
Në këtë intervistë, ministrja Kusari-Lila tha se për këtë aksion, kanë qenë të njoftuar përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe KFOR-it, por EULEX-i ka refuzuar të ofrojë mbështetje. Ajo shtoi se për këtë fakt, kanë qenë të njoftuar të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë.