Deshton ne Senat propozimi i republikaneve per zgjidhjen e krizes se borxheve ne SHBA

Te pakten nje gje eshte sqaruar tani plotesisht propozimi i republikaneve nuk do ti jape fund krizes se borxheve ai doli nga gara.
Republikanet dhe demokratet bllokojne njeri-tjetrin
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift John Boehner kryetari i republikaneve ne dhomen e perfaqesuesve. John Boehner kryetari i republikaneve ne dhomen e perfaqesuesve arriti me ne fund vertet te premten ne mbremje shumicen nevojshme per planet e tij edhe pse me rezultat te ngushte
bdquo218 votojne pro 210 kunder. Propozimi u miratua u be editur.
Por me pak se dy ore me vone dhoma e dyte e Kongresit Senati i kontrolluar nga demokratet i shkaterroi planet. Kjo pritej dhe per kete arsye Boehner i kishte sulmuar me pare ashper demokratet
bdquoDhoma e perfaqesueve veproi tani e kane radhen qeveria dhe demokratet te paraqesin dicka mbi tryeze.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryetari i demokrateve ne Senat Harry Reid. Pikerisht kete perpiqet te beje kryetari i maxhorances demokrate Harry Reid por ende nuk mundet. Reid donte te fillonte qysh naten e se shtunes 30.7. me debatin rreth planit te tij per zgjidhjen e krizes por republikanet kundershtuan. Tani votimi mund te mbahet me e hereta naten e se dieles 31.7.. Natyrisht vetem nese deri atehere do te kete edhe nje plan i cili te perkrahej nga te dy palet. Senatori Reid u beri thirrje me nota gati lutjeje republikaneve qe ti thoshin se cfare duhet te ndryshoje ende ne planin e tij ne menyre qe te behet i pranueshem per ta
bdquoNe presim qe ju te beni dicka cdo gje per tu afruar me ne.
SHBA ne tension - Cfare do te ndodhe pas 2 gushtit
Koha per te arritur vertet nje marreveshja eshte e paket. Deri te marten 2.8. marreveshja duhet te jete arritur ndryshe SHBA kercenohet nga paaftesia paguese. Si prove per ate se sa pak para i kane mbetur shtetit aktualisht permendet shpesh se qeveria amerikane ka per momentin me pak para likuide ne dispozicion se sa koncerni i kompjuterave Apple.
Ndoshta brenda fundjaves 30./31.7. Ministria amerikane e Financave do te beje te ditura planet e saj per rastin e emergjences. Pa arritjen e marreveshjes mes demokrateve dhe republikaneve qe prej te merkures 3.8. do te jene te nevojshme vendime te renda Nese parate nuk mjaftojne per te paguar te gjitha detyrimet kush do te lihet te prese Kreditoret e Amerikes per interesat e tyre Ushtaret per pagat Apo miliona pensionistet per ceqet e pensioneve
Ende shume politikane vazhdojne te perhapin optimizem se ne minuten e fundit do te arrihet marreveshje por se si do te behet kjo aktualisht nuk e di askush. Uashingtoni kete fundjave pret me tension
Autor Sabine Muumlller / E. Xhani
Redaktoi Bahri Cani