E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, dyshohet për 15 viktima nga gripi i derrave

Këtë shifër e kanë deklaruar për mediat burime jozyrtare brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ndërkohë zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se deri më tani vetëm 11 kosovarë kanë vdekur nga gripi i derrave.Kjo ministri njofton se, 95 mostra të reja të personave të dyshuar me gripin e derrave janë dërguar në Londër për ekzaminim dhe brenda pak ditësh priten dhe rezultatet e tyre.Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje stafit mjekësor të Kosovës, por edhe qytetarëve të mos hezitojnë për të marre vaksinën kundër gripit. Ai njofton se deri më tani janë vaksinuar më pak se 100 persona, ndërkohë që në vend janë 5 mijë vaksina.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›