Vlorë, arrestohet një shumë i kërkuar për vrasje
Kështu në pranga ka rënë shtetasi, Ylli Vangjeli, 33-vjeç, i cili është dënuar nga drejtësia italiane me 23 vite burg. Vangjeli akuzohet se në vitin 2000 ka vrarë me armë zjarri një bashkëkombas të tij në shtetin italian, ndërsa një vit më vonë gjykata e dënoi atë me 23-vite burg për veprën penale të “vrasjes” dhe të “rrëmbimit të personit”. Gjykata e Vlorës ka njohur vendimin e togave të zeza në Itali, e cila kishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për 33-vjeçarin nga Shqipëria. Tashmë pritet që vrasësi t’i dorëzohet drejtësisë italiane.