E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, policia shpëton gjashtë persona nga mbytja

Policia tha se tre automjetet, me të cilat udhëtonin 6 persona, përfunduan në ujërat e lumit Drino teksa po lëviznin në urën që lidh Gjirokastrën me fshatin Valare, rreth 3 kilometra larg qytetit në jug të vendit. Sipas tyre ngjarja ndodhi pas mesditës së sotme.Në vendngjarje, gjatë operacionit të shpëtimit, ka mbërritur dhe prefektja e Gjirokastrës, Mimoza Çomo, e cila vlerësoi angazhimin maksimal të strukturave lokale për përballimin e situatës së krijuar nga shirat e rrëmbyeshëm gjatë 24 orëve të fundit, në jug të vendit. “Qyteti i Gjirokastrës vazhdon të jetë pa drita si pasojë e përmbytjes së nënstacionit elektrik nga vërshimi i ujërave të lumit Drino. Shpresojmë që energjia të rikthehet në orët e mbrëmjes, pasi për riparimin e dëmit po punojnë intesivisht specialistë të Sarandës dhe Gjirokastrës”, tha znj. Çomo.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›