E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbillen 300 bimë tek Parku i Liqenit

Sot u mbollën 300 fidanë pisha në këtë zonë të kryeqytetit, ndërsa në ditët në vijim do të mbillen mimoza dhe  kumbulla. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i pranishëm në hapjen e sezonit të mbjelljeve tha se “me mijëra pemë do t’i shtohen kryeqytetit, duke filluar nga kjo zonë, zona e Parkut e cila është në transformim të vazhdueshëm” . Ai premtoi se Parku i Liqenit do të shndërrohet në një mushkëri e gjelbër, tërësisht e ripërtërirë e kryeqytetit, në një hapësirë për të gjithë ata që duan të kalojnë kohë pa makina. Deri tani në Parkun e Liqenit janë mbjellë 900 rrënjë të reja pemësh (manjolë, mimoza dhe kumbulla) dhe gjatë këtij sezoni mbjelljesh do të vijohet me pjesën e mbetur (pisha, mimoza dhe kumbulla). Rehabilitimi i Parkut të Liqenit, përveçse një projekt mjedisor, përfshin edhe rindërtimin e rrugëve të brendshme, rikompozimin e ndriçimit publik, ripropozimin e të gjithë pasqyrës ujore si dhe një seri projektesh që propozojnë një metodologji e qasje te integruar dhe të re, duke pasur në vëmendje dhe aspekte të tilla si: respektimi i traditës dhe kulturës lokale.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›