E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove, forcat italiane neutralizojne bomben ajrore

PRISHTINE- Trupat e cminimit pjesë kontigjentit italian në Kosovë kanë ndërmarrë dje një operacion për neutralizimin e një bombe ajrore, model Nato Mk-82 me peshë 250 kg. Operacioni ka zgjatur nga ora 08.30 minuta deri në 17.00.

Nga një deklaratë për shtyp mësohet se bomba është gjetur në Ponoshevac, në fshat në perëndim të Kosovës në kufi me Shqipërinë.

Mësohet se ekipit i janë dashur 2 javë, për të ndërrmarrë të gjitha masat e mbrojtjes, në bashkëpunim dhe me policinë e Kosovës, para se të niste cminimi i bombës.

Gjatë operacionit të shpërthimit është evakuar një zonë rreth 1 km 2 sipërfaqe dhe 900 metra lartësi në afërsi të kodrës në fshatin Ponoshevac në komunën Gjakovë.
(s.g/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›