Shkodër, 1270 ha nën ujë, Basha: Situata nën kontroll
SHKODER-
Basha: Situata po përmirësohet
Ora: 19:10- Gjatë një takimi në prefekturën e Shkodrës, Ministri Basha ka folur për sipërfaqet e përmbytura, duke e konsideruar nën kontroll situatën. Sipas Bashës rezultojnë nën ujë 1270 ha tokë dhe se pritet që situate të përmirsohet më tej. Banorëve të prekur nga përmbytjet u është premtuar dëmshpërblimi.
“Sot rezultojnë të përmbytura 1270 ha tokë, ndërsa presim që edhe në vazhdim situate të përmirësohet” – deklaroi Basha.
Sipas ministrit të Brendshëm Lulzim Basha janë ulur shkarkimet dhe prurjet nga HEC-et kryesore. Favorizues për situatën e përmbytjeve shton ai, ka qënë edhe moti i mirë.
Shkodër, situate asnjë ndyrshim nga paraditja
Ora 12:30-Në mesdite situate paraqitet e pandryshuar krahasuar me mënjgesin në zonat e Shkodrës që po përjetojnë përmbytjet e treat brenda 4 muajve. Rritja e nivelit po prek thellë lagjet periferike të Shkodres duke hyrë dhe në banesat e para.
Më kritike situate paraqitet në fshatin Gorite të Dajcit ku niveli i ujit është rritur ndjeshëm në fushat bujqësore.
Ndërkohë uji ka vërshuar dhe në Bushat duke hyrë në disa banesa.
Zona te tera te Shkodres zgjohen nen uje. 1400 ha toke te permbytura
Ora 07:00-Zgjerohet harta e përmbytjeve në Shkodër. Sot paradite llogariten 1 400 ha tokë bujqësore e përmbytur ndërsa zonat me të prekura janë komunat Obot dhe Ana e Malit. Redaksia e lajmeve të TVNews24 në Shkodër bënë të ditur se sipërfaqet e mbuluara nga uji janë kryesisht tokat bujqësore ende të pathara nga përmbytjet e janarit e Shkurtit. Këtë mëngjes është vërejtur ujë dhe në harkun e Bërdicës, ku bie në sy niveli në rritje. Uji ka hyrë dhe në lagjet periferike të Shkodrës, kryesisht në Ajazëm dhe në lagjen “Livadhe”. Mësohet se niveli i ujit gjatë natës u rrit me 10 deri në 20 cm.
Një situatë më e përmirësuar paraqitet në Daj e Darragjat falë argjinaturave të përforcuara.
Dje Ministria e Brendshme kofnirmoi zyrtarisht se situata në Shkodër po rëndohet dhe se po merren masat për evakuimin e banesave.
Autoritetet thonë se vendosën t’i rihapin portat e hidrocentraleve pasi niveli i ujit në digat e liqeneve të tyre arriti kuotën më të lartë të lejuar, ndërsa kanë vënë në punë të gjitha turbinat. Ata thonë se po monitorojnë me kujdes situatën e cila, po sipas tyre, është nën kontroll.
Megjithatë, njoftimet nga terreni thonë se tek banorët e zonës përreth Shkodrës, që këto ditë prisnin të dëmshpërbleheshin nga dy përmbytjet e mëparshme, është shfaqur sërish frika e përmbytjeve masive.
Reshjet e shiut po vazhdojnë prej disa ditësh, ndërsa njoftohet se përmbytjet janë shfaqur sërish edhe në rrethin e Lezhës dhe atë të Krujës.
Në njoftimin më të fundit nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës thuhet se situata po bëhet shqetësuese dhe se autoritetet lokale duhet të marrin masa urgjente për përballimin e përmbytjeve.
Përmbytjet e Prillit pasojnë ato të Janarit dhe Shkurtit ku sërsiht shkak ishte dalja nga shtrati i Drinit si pasojë e shkarkimit me tepricë të ujrave të HEC-eve mbi këtë lumë.
(d.b/s.g/m.a/BalkanWeb)