E djathta ka zgjedhur Perëndimin, opozita e Edvinit po zgjedh ferexhenë

Kryeministri Sali Berisha ka falenderuar opozitën për kontributin e rastësishëm, të dhënë për integrimin e shqiptarëve, por thekson se midis Brukselit dhe ferexhesë, socialistët zgjodhën ferexhenë
Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje gjatë emisionit “Studio e Hapur”, në Alsat tv se opozita shqiptare më në krye Edi Ramën, po punojnë për një kurs anti-integrues të Shqipërisë. Berisha tha se në një kohë kur Shqipëria dorëzon “detyrat e shtëpisë” në Bruksel, opozita shqiptare del dhe proteston para parlamentit shqiptar, duke demonstruar kështu aktin më të turpshëm në historinë e saj. “Opozita do të ishte e frytshme për të qenë e pranishme, por midis Brukselit dhe ferexhesë ata zgjodhën ferexhenë. Kur unë isha në konferencë shtypi, një ekstraparlamentar i rreshtoi dhe i lidhi me zinxhirë para parlamentit. Zgjidhja ishte tragjikomike. Pavarësisht nga këto, unë e garantoj opozitën për bashkëpunim të gjerë me mazhorancën”, tha Berisha. Duke trajtuar tematikat e ngritura nga pala opozitare, Berisha tha se nuk ka asgjë faktike, përveē akuzave ndaj 20 mijë komisionerëve socialistë. Kreu i qeverisë vuri në dukej se opozita nuk ka asnjë bazë faktike për akuzat e adresuara ndaj procesit më të ndershëm në historinë e vendit. “Unë jam i gatshëm për ēdo lloj marrëveshje që respektoj kushtetutën dhe bën transparencën e formës evropiane, që do të thotë respektimin e kushtetutës së vendit. Mazhoranca është e interesuar që opozita të jetë në parlament. Respekti për opozitën është gjithnjë në nivelin më të lartë. Po shihet se këto qëllime nuk kanë qëëlim kutitë, por 2011-n. Nuk kanë qëllime për kutitë, të cilat janë sanksionuar nga ndërkombëtarët, por karrierë personale. Unë jam i një koncepti tjetër. Qeveria duhet të përmbushë të gjitha detyrimet e saj në përputhje me ligjet. Ēdo lajm i keq për Shqipërinë është një lajm i mirë për Edi Ramën. Ai bojkoton parlamentin vetëm e vetëm që të penalizojë Shqipërinë. Le të më thotë qoftë edhe një fakt të vetëm, përveē akuzave ndaj 20 mijë komisionerëve socialistë. Opozita është kthyer në një skllave të interesave personale të Edi Ramës. Sa herë i është bërë thirrje Edi Ramës nga BE? Më shumë se 200 herë, për të marrë pjesë në parlament. Apeli i ndërkombëtarëve ka qenë për zgjidhje në përputhje me Kushtetutën. Personalitetet më të larta që takova në Bruksel, m’u përgjigjën se vlerësimi i OSBE për zgjedhjet e lira, është qëndrim unik i BE. Transparencë, por me procedurë ligjore. Me opozitën kam realizuar marrëveshjet më të rëndësishme për vendin, por opozita duhet të jetë pranë në ēdo moment dhe jo të tentojë të ndërpresë evropianizimin e Shqipërisë. Opozita po paraqet një realitet që nuk ekziston. Bilbilat, boritë dhe trumbetat, nuk kanë ndikim në procesin e integrimit, këtë e ka shprehur edhe Komisioni Evropian. Sjelljet e opozitës nuk përfillen. Ka nga ata që akuzojë ēdo ditë, bëjnë fjalë për një megafabrikim elektoral në një kohë kur nuk kanë asnjë të dhënë të faktuar. Krimi është në kuti? Atëherë, ēdo shqiptar është fajtor se faktet janë në shtëpitë tuaja. Nuk ka përballje më paranojave sesa kjo. Akuzë kolektive ndaj 20 mijë komisionerëve duke mos pasur asnjë fakt vetëm në një mjedis surrealist mund të ketë një sjellje të tillë. Duke iu referuar një zgjidhje të mundshme, kryeministri Berisha tha se duhen respektuar vendimet e gjykatës Kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese ka një vend më shumë se konstant ku thotë se Komisionet parlamentare nuk mund të hetojnë vendimet e gjykatave. Ka dhe një vendim tjetër se komisionet nuk mund të shtrijnë hetimet mbi qeveritë qendore. Dhe ky është të rrojë gjykata. Pra kemi nga një ēështje, dy qëndrime diametralisht të kundërta. Shqipëria është shtet ligjor, ka një Kushtetutë. Duhet të respektohen normat dhe ligjet e këtij vendi. Ligji i sekretit shtetëror përcakton se si deklasifikohet një dokument sekret. Shqipëria mund të bëjë cdo transparent, por me kushtin e vetëm që të respektohen ligjet. Edhe unë i them po transparencës, por duke respektuar kushtetutën e vendit. Në kushtetutë thuhet se pushtet janë të ndara”, tha më tej kreu i qeverisë.
Shqipëria, ndryshimet rrënjësore vitet e fundit Kreu i qeverisë specifikoi se Shqipëria mund të kishte hedhur hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit, nëse vendi nuk do ishte penalizuar nga rebelimi komunist i vitit të zi të 97-s. Megjithatë, shtoi kryeministri, nga 2005-a e këndej, Shqipëria hodhi hapa galopantë në drejtim të konsolidimit të shtetit dhe përmbushjen e reformave të integrimit. “Nga 2005-a e deri më sot është një trend i lakmueshëm. Ndonëse Shqipëria kishte mbetur në vend numëro mori ftesë për në NATO, ratifikoi MSA-në, dorëzoi kërkesën për statusin kandidat. Zgjedhjet i hapën rrugë vendimit më historik të BE: se Shqipëria i ka të hapura rrugët për në BE. Kemi një axhendë integruese nga më intensivet që mund të ketë patur një vend. Sali Berisha si kryeministër është përgjegjës dhe duhet bërë përgjegjës për ato që mënyra se si ai ka drejtuar qeverinë dhe vendin në këtë kohë, flasim për të gjitha këto akte që cilat janë të bazuara mbi meritën dhe performancën. Nuk besoj se shqiptarët të kenë dëgjuar me shpesh se unë fjalën që ky proces apo ai duhet të bazohet mbi meritën dhe performancën. Të bazohet në shkallën më të lartë të përgjegjësisë, për të plotësuar të gjitha detyrimet e anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE”, u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë tha se anëtarësimi i vendit në BE, nuk do të vonojë dhe se me rimtet me të cilat po punon qeveria dhe koalicioni i Integrimit, Unioni do ketë një datë të caktuar për hapjen e negociatave. “Në 2005-n unë kam premtuar se Shqipëria do të marrë ftesën në NATO, jo anëtarësimin më Aleancë. Kam premtuar rritjen e ritmeve të shpejta për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Unë nuk jap kurrë data. Ndodh që edhe ne mund të bëjmë edhe lapsus. Jashtë teorisë së gabimeve nuk mund të dalë askush. Duhet të logjikosh dhe përmirësosh, por e vërteta është se nga 2005-a deri në 2010-ën ritmet e integrimit të Shqipërisë kanë qenë të shpejta. Unë kam paraqitur para shqiptarëve konceptin e Shqipërisë Evropiane, e cila është Shqipëria e infrastrukturës moderne, Shqipëria që ka një sistem arsimore dhe shëndetësor tërësisht të përshtatshëm. Në tërësinë vet siē i sheh këto objektiva janë të vështirë, por tërësisht të realizueshëm. Unë e marr këtë proces si të bazuar në meritën dhe perfomancën e vendit”, tha më tej, Berisha. Duke iu referuar vizitës së fundit në Bruksel, ku dorëzoi para autoriteteve të larta të Bashkimit Evropian, përgjigjet e Pytësorit, Berisha tha se Shqipëria tashmë ka një projekt ideal për të realizuar. “Në Bruksel, shkova për të dorëzuar 2284 përgjigje në 3854 faqe të cilat mishëronin përpjekjet më të madhe shqiptare në historinë e këtij vendi, për të ndërtuar sistemin demokratik të shoqërisë së lirë dhe ekonomisë së tregut. Në këto 3854 sigurisht që ishte i përfshirë ēdo shqiptar, kontributi i ēdo force politike të këtyre periudhave, qeveria dhe opozita. Kam shprehur me bindjen më të thellë falënderimin për kontributin e ēdo shqiptari”, deklaroi kryeministri Berisha. Në 2010-n, ērrënjosje të varfërisë/Kryeministri Berisha premtoi një angazhim madhor të ekzekutivit, për të ērrënjosur në vend varfërinë, ndaj një numri familjesh, siē tha kryeministri, për t’i ēliruar ata nga mjerimi. Berisha premtoi edhe rritje të pagave dhe pensioneve, duke sfiduar kështu kambanat e opozitës për krizë ekonomike. “Në këto 3 muaj Shqipëria ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike”, tha kryeministri Berisha.
Koalicioni, tërësisht funksional, me LSI-në do fitojmë Bashkinë e Tiranës/Kryeministri Berisha u shpreh se zgjedhjet e ardhshme vendore, do fitohen nga Partia Demokratike dhe aleatja e asaj në qeveri, LSI. Duke iu referuar procesit elektoral të pas një vitit, Berisha tha se mazhoranca do ruajë unifikimin e saj, për të fituar edhe Bashkinë e Tiranës. “Kandidatët tanë do fitojnë Bashkinë e Tiranës. Sigurisht në koalicion me LSI-në kandidatët tanë do fitojnë. Ky është koalicioni më i fuqishëm. Qeverisja më e konsoliduar. Kurrë në historinë e vendit nuk janë shënuar rezultate kaq të prekshme në reforma, sa janë realizuar në këto 8 muaj”, u shpreh kryeministri. Referuar një bojkotimi të mundshëm nga ana e opozitës, Berisha tha se ka sinjale të forta për një alibi të Edi Ramës, nga frika e humbjes së Bashkisë së Tiranës. “Ajo që kam unë detyrë, të krijoj të gjitha kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edi Rama është përgatitur që në zgjedhjet e 2011-s të mos marrë pjesë”, deklaroi më tej, kreu i qeverisë Berisha.
...