Surroi: Kosova vend anëtar i BE së në vitin 2020
PRISHTINE- Publicisti dhe politikani i njohur i Kosovës, Veton Surroi, pohon se viti 2010 do të jetë periudhë e shtimit të trysnisë për fillimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të cilat nuk kanë të bëjnë me statusin, por me çështje që mund të kenë ndikim edhe në problemet e hapura, si çështja e veriut.
Në një intervistën dhënë "Zërit të Amerikës" Surroi tha se strategjia e paralajmëruar për integrimin e veriut të Kosovës është lajm i mirë, por nuk pret ndryshim rrënjësor në atë pjesë të vendit, që sipas tij është peng i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas tij, shoqëria kosovare duhet të përcaktojë një objektiv të qartë dhe që konkretisht "Kosova të jetë vend anëtar i BE së në vitin 2020". "Në vitet e 90 ta po të mos e kishim përcaktuar objektiv pavarësinë e Kosovës, nuk do të kishim mbërri në pavarësi të Kosovës". Ai thotë se edhe tashmë duhet të përcaktohet caku historik -anëtarësimi në Bashkimin Evropian në vitin 2020, ndonëse siç tha, "edhe ky vit është tepër ambicioz", duke thënë se "Kosova nuk ka kapacitet sot për të qenë vend anëtar në Bashkimin Evropian në vitin 2020".
Duke folur për periudhën pas pavarësisë, Surroi vlerëson se "tranzicioni në pavarësi ka qenë i padhunshëm", duke nënvizuar se kjo është e "tëra që vlen në këtë tranzicion".
Në konstatimin nëse Kosova po rrezikon të rrëshqasë drejt një "shteti të dështuar", Surroi tha se aktualisht Kosova është një "shtet jofunksional", jo vetëm për shkak të kosovarëve, por edhe të ndërkombëtarëve, të cilët nuk kanë definuar si duhet rolin e tyre.
(d.b/BallkanWeb)