E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Gani Gërguri, guvernatori i ri BQK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 58 vota pro Gani Gërgurin për Guvenator të ri të Bankës Qëndrore të Kosovës. Para votimit Kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa Safete Hadergjonaj, ka dhënë arsyetime për dy kandidatët që ishin në garë. Rivali i Gani Gërgurit ishte Safet Merovic, por ky i fundit nuk morri votat të mjaftueshme për të marrin postin e Guvernatorit.

Përmes një letre edhe shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Faith u ka sugjeruar deputeteve të Kuvendit që të votojnë Gan Gërgurin për Guvernator, pasi ai kishte vlerësuar se është person i vetëm që përmbush kushtet për këtë post. Banka Qendrore e Kosovës, kishte mbetur pa guvernator që nga viti i kaluar kur u arrestua nga EULEX-I, ish Guvernatori Hashim Rexhepi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›